Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, në një bisedë për Rubrikën “Komuna” në emisionin e mëngjesit ALARM në ATV, tregoi se si është një ditë e zakonshme e kryetarit të komunës në punë, transmeton atvlive.tv.
Në pika të shkurtëra, ai tregoi se një kohë të caktuar të ditës ia dedikon pritjes së palëve, të cilët mund të jenë qytetarë, institucione apo organizata, por edhe bizneset të cilave iu duhet ndihma e komunës për t’i arritur synimet e veta.
“Të gjithë mendojnë që unë pres vetëm palë, kjo nuk është e vërtetë. Një kohë të caktuar të ditës i pres palët, pres qytetarë të cilët kanë kërkesa të ndryshme, një pjesë tjetër të ditës pres palë tjera që nuk janë qytetarë, munden me qenë institucione nacionale, munden me qenë donatorë të ndryshëm, munden me qenë organizata të ndryshme, të cilat kanë diçka punë në Gjakovë, ose kemi bashkëpunim. Ka biznese të cilat i takoj, kanë synimet e veta, problemet të cilat ne mundemi me iu ndihmu me i zgjidhë, por një pjesë e madhe shkon me kolegët e mi, për shkak se shumë çështjeve duhet me iu dhanë zgjidhje”, tregoi kryetari Gjini.
Ai tregoi se gjithmonë del edhe në terren dhe i viziton vendet ku kryhen punë publike. /atvlive.tv
Bisedën e plotë me kryetarin e Gjakovës, Ardian Gjini, mund ta dëgjoni në videon e më poshtme: