Bytyqi: Është gabim të thuhet se rreshteri Muhamed Lika u vra për motive fetare

Avokati Asdren Bytyqi, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se lidhja e vrasjes së rreshterit Muhamed Lika me motivet fetare është e pabazuar dhe e rrezikshme për drejtësinë.

Sipas tij, as Prokuroria nuk e ka ndërtuar rastin mbi baza ideologjike fetare dhe analizat që shkojnë në këtë drejtim janë të pasakta.

“Rrjedhimisht, të gjitha analizat, gjykimet dhe opinionet lidhur me motivet fetare ose motivet ekstreme, ekstremizmit fetar, mendoj që janë gabura, sepse as nuk janë në mbështetje ose nuk janë analizë që e mbështesin edhe vetë dyshimin, edhe vetë skenarin të cilin e ka hartu Prokuroria lidhur me këtë grup. Andaj, mendoj që nuk duhet bë një ndërlidhje të tillë”, tha Bytyqi.

Ai shtoi se për 25 vjet, vrasjet në Kosovë kanë ndodhur për arsye personale ose ekonomike, jo për motive ideologjike.

“Në Kosovë nuk kanë vra për motiv ideologjik. Janë vra për biznes, janë vra për ara, janë vra për motive njerëzore. Gjykimi në bazë të identitetit të tyre fetar është një lloj paragjykimi, i cili nuk ndërlidhet me atë çka do Prokuroria”, u shpreh Bytyqi.

Deklaratën e plotë të Asdren Bytyqit në CONTEXT, e gjeni në videon më poshtë:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA