Britania kërkon në mbrojtje më shumë se NATO

Një pakt i ri për sigurinë dhe mbrojtjen mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Evropian mund të shpallet sot, në kuadër të samitit që po zhvillohet në Londër.

Partia Laburiste, që aktualisht është në pushtet, e ka përshkruar si një marrëveshje “ambicioze” për të “forcuar bashkëpunimin përballë kërcënimeve të përbashkëta”.

Megjithatë, disa parti politike në Mbretërinë e Bashkuar janë skeptike dhe argumentojnë se aleanca ekzistuese e NATO-s është e mjaftueshme, pa nevojën për një tjetër pakt paralel.
Por diskutimi nuk ndalet vetëm te një marrëveshje simbolike.

Një nga temat kryesore është inciativa e re e Komisionit Evropian, e quajtur Security Action for Europe (SAFE), e cila synon të ofrojë kredi për shtetet anëtare për të investuar në mbrojtje përmes prokurimeve të përbashkëta.

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur interesin që kompanitë britanike të mbrojtjes të kenë të drejtë të konkurrojnë për kontrata në kuadër të kësaj skeme.

Por, sipas bbc, qëndrimet brenda BE-së janë të ndara – disa vende anëtare janë të gatshme të lejojnë përfshirjen e MB-së, ndërsa të tjerat hezitojnë të hapin skemën për vendet jo-anëtare.

Bisedimet mbi këtë çështje do të jenë kyçe në takimet e ditës së sotme, ndërsa pritet të shihet nëse do të arrihet një kompromis që do t’i hapte rrugë bashkëpunimit të ri në fushën e mbrojtjes midis Britanisë dhe BE-së.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA