11.9 C
Pristina
Tuesday, March 10, 2026

Brezi i ankthit: Pse “Gen Z” po përballet me më shumë stres?

Në emisionin “LIBERO” është diskutuar për gjeneratën Gen Z dhe raportin e saj me shëndetin mendor, një temë që po merr gjithnjë e më shumë vëmendje në shoqëri.

E ftuar në këtë diskutim ishte poetja Yllka Maqedonci (që i takon kësaj gjenerate) dhe foli për nivelin e ndërgjegjësimit që kjo gjeneratë ka për emocionet dhe problemet psikologjike.

Kur u pyet nëse Gen Z është më e vetëdijshme për emocionet e veta apo më e mbingarkuar prej tyre, Maqedonci vlerësoi se kjo gjeneratë është dukshëm më e informuar për çështje që lidhen me shëndetin mendor dhe përvojat emocionale.

“…Shumë më shumë e informuar për gjithçka. Gen Z është e informuar për çdo situatë të mundshme që mund t’i ekzistojë njeriut, qoftë depresioni, ankthi apo edhe situata të tjera. Nuk e di saktë se sa arrijnë t’i aplikojnë gjithë këto njohuri në praktikë…”, tha Maqedonci gjatë emisionit.

Vlen ta potencojmë se shëndeti mendor është një nga shqetësimet më të mëdha të Gen Z: 40% e Gen Z thonë se ndihen të stresuar ose të ankthshëm shumicën e kohës. 47% e tyre e vlerësojnë shëndetin mendor si “mesatar ose të dobët”. Mbi gjysma e Gen Z kanë pasur trajtim ose diagnozë për probleme të shëndetit mendor: Studime të McKinsey tregojnë se më shumë se 50% e Gen Z kanë marrë trajtim ose janë diagnostikuar me një problem të shëndetit mendor!

Disa arsye kryesore pse Gjenerata Z (personat e lindur afërsisht 1997-2012) shpesh raportohet se përjeton nivele më të larta stresi dhe ankthi janë: 1.Rrjetet sociale dhe përdorimi i teknologjisë 2.Ekonomia dhe pasiguria për të ardhmen 3.Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj krizave globale 4.Presioni akademik dhe social 5.Ndërgjegjësimi më i madh për shëndetin mendor!

Për ta dëgjuar diskutimin e plotë për këtë temë, klikoni në linkun e mëposhtëm:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA