spot_imgspot_img
spot_img

Borë e shi, parashikimi i motit nga e mërkura deri të shtunën

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nga e mërkura, më 26 nëntor, deri të shtunën, më 29 nëntor 2025, do të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira të dendura, reshje shiu e bore në disa zona.

Sipas njoftimit, të mërkurën, më 26 nëntor, vendi do të ndodhet nën ndikimin e fushave të presionit në rënie, duke favorizuar zhvillim të vranësirave të dendura. Parashihet mot kryesisht i vranët me mundësi për riga të dobëta dhe lokale shiu.

Parametrat termikë, sipas IHK-së, do të mbesin relativisht stabilë, ndërsa fusha barike do të shënojë rënie graduale. Era do të fryjë nga jugperëndimi me shpejtësi 1–9m/s.

“Temperaturat minimale pritet të luhaten ndërmjet -1°C deri 7°C, ndërsa maksimalet ditore do të arrijnë vlera prej 8°C deri 11°C. Të mërkurën priten vlerat më të larta termike të javës, ndërsa ditët pasuese do të karakterizohen nga fusha termike më të ulëta, tipike dimërore”- thuhet në njoftim.

Nga e enjtja deri të shtunën (27-29 nëntor), sipas IHK-së parashihet depërtimi i një mase të ftohtë ajrore me origjinë veriore, e cila do të stabilizojë një regjim termik dukshëm më të ulët dhe do të gjenerojë kushte për mot të vranët dhe me reshje.

“Në zonat malore priten reshje të vazhdueshme bore, ndërsa në ultësira reshjet fillimisht do të paraqiten në formë të rigave të dobëta shiu, të cilat me rënien progresive të temperaturave do të transitojnë gradualisht në reshje bore”-thuhet në njoftimin e IHK-së.

Si rrjedhojë, thuhet më tej në njoftim, edhe në disa zona të ultësirave priten intervale të shkurtra me reshje bore, kryesisht gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes së enjtes dhe të premtes, varësisht intensitetit të masës së ftohtë dhe profilit termik të shtresës së ulët të atmosferës.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA