-2.4 C
Pristina
Wednesday, January 28, 2026

Belgjika ripërsërit angazhimin e saj për mbështetje të Kosovës për anëtarësim në BE dhe NATO

Belgjika ka ripërsëritur angazhimin e saj për mbështetje në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe NATO.

Këtë qëndrim e ka shprehur ministri belg i Mbrojtjes, Theo Francken, gjatë takimit me homologun e tij kosovar, Ejup Maqedonci.

Për nder të mysafirit, Maqedonci organizoi një pritje me nderime ushtarake të larta në Prishtinë.

Një nga çështjet kryesore që u diskutua mes ministrave të Mbrojtjes të të dyja vendeve ka qenë avancimi i bashkëpunimit ushtarak.

“Gjatë takimit u diskutua për akreditimin e afërt të atasheut të mbrojtjes të Republikës së Kosovës në Belgjikë, avancimin e bashkëpunimit ushtarak ndërmjet dy vendeve, si dhe mundësitë konkrete të bashkëpunimit në fushën e industrisë së mbrojtjes. Me këtë rast, ministri Francken riafirmoi mbështetjen e Belgjikës për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në NATO dhe në Bashkimin Evropian, duke ritheksuar përkushtimin e këtij shteti mik ndaj së ardhmes euroatlantike të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Tutje thuhet se Kosova dhe Belgjika gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera bilaterale, të ndërtuara mbi vlera të përbashkëta euroatlantike, partneritet të qëndrueshëm dhe bashkëpunim të vazhdueshëm në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA