Kalo te përmbajtja
Të fundit

Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi, nuk janë personat e vetëm të arrestuar nën dyshimet për spiunazh

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi, nuk janë personat e vetëm të arrestuar nën dyshimet për spiunazh

Përgatiti: Nora Luta

Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi, nuk janë personat e vetëm të arrestuar nën dyshimet për spiunazh.

Reklamë

Nga viti i kaluar në paraburgim nën të njëjtat dyshime po mbahet edhe Aleksandër Vllajiq.

Ndërsa, më 28 shkurt të këtij viti po në veri të vendit, u arrestua Jellena Gjukanoviq, punëtore e OSBE-së.

Televizioni nuk ka marrë një konfirmim, por dyshimet janë që dy rastet e fundit ndërlidhen.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, për spiunazh nëse shpallesh fajtor dënimi minimal është pesë vjet burg.

“Dënimi maksimal është 12 vjet burgim. Por është edhe paragrafi dy që nënkupton që në rrethana specifike mund të jetë më shumë se 12”, tha Visar Rrecaj, avokat.

“Është një ndër veprat kryesore, dënimi prej 5 vjet deri 12 vjet burgim. Kemi të bëjmë me dokumentacion që bëhet fjalë për sekrete shtetërore, personat e kryejnë këtë vepër kur I ndajnë me shtete të tjera”, tha ish-kryetar i Apelit, Hasan Shala.

Juristët, vlerësojnë se Kosova ka kapacitete në hetimin e kësaj vepre penale.

“Kemi aki, është insitcuion shumë professional, janë të trajnuar jashtë vendit, bile bile kemi rastin e malit të zi, kur AKI e ka zbulu atentatin për Gjukanoviq”, tha Shala.

“Këto vepra dojnë hetim të veçantë, kërkon shumë angazhim dhe energji. Në Kosovë po arrihet që të zbulohen këto elemente”, tha Rrecaj.

Prokuroria Speciale, për këtë vepër penale deri tash ka ngritur aktakuzë ndaj Shabanit e Qerimit, gjykimi ndaj të cilëve nisi të hënën, në Gjykatën e Prishtinës.

Reklamë

Kolegji AAB – ne fund pas kutise ‘mos e humb as nje lajm’
Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi, nuk janë personat e vetëm të arrestuar nën dyshimet për spiunazh | ATV