Basha akuza opozitës para protestës: E provuan me ambasada, tash po shpresojnë se veteranët i kthejnë në pushtet

Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, ka akuzuar opozitën se ka provuar mënyra të ndryshme për ta marrë pushtetin, duke thënë se në fillim ata kanë pritur që presidenti serb Vuçiq ta bëjë ‘betejën’ për ta.

Pak para se të nisë protesta e veteranëve, Basha tha se opozita ka tentuar që t’i largojë nga pushteti përmes ambasadave, por se kjo iu dështoi dhe tash “kanë shpresë se veteranët i kthejnë në pushtet”.

“Fillimisht pritën mos po e fiton Vuçiqi betejën për ta, që me kap këta pushtetin! Thanë edhe Asociacionin ta bajmë, veç ta marrim edhe niherë pushtetin. Kur humbi Vuçiqi, e provun përmes ambasadave, edhe aty iu dështoi! Pastaj orkestruan një skenar dhune n’Kuvend! E panë që politikisht janë përtokë, thanë po e provojmë fizikisht! Tash që edhe fizikisht u koritën, po thërrasin tek pala e tretë, veteranët e luftës, me shpresë se veteranët i kthejnë në pushtet! Edhe ky skenar ka me iu dështu! E dinë sa ju keni ndihmu, edhe e dinë hala ma mirë sa keni përfitu n’shpinë të tyre! E dinë për Zajednicën, e dinë për Gjykatën Speciale, e dinë për tenderat milionësh, e dinë për vilat luksoze, e dinë për terminalet, e dinë për tokat ka 1 euro!, e dinë për listat e fryme! Krejt i dinë, dhe krejt ju njohin!”.

Në fund, Basha u përcolli një ‘mesazh’ opozitës.

“Mësoni e punoni, sepse pushteti nuk fitohet me proksi e as me dhunë, por veç me votë!”.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA