Bajrami: Vendimi për ngritjen e tarifave të rrymës për 15% është krejt absurd

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka hedhur kritika të mëdha ndaj Qeverisë në raport me shtrenjtimin e paralajmëruar të energjisë elektrike nga Zyra Rregullatore e Energjisë (ZRrE).

Mbrëmë, ZRrE-ja njoftoi se shtrenjtimi i energjisë elektrike pritet të jetë 15%.

E Bajrami, këtë çështje po e sheh si barrë ndaj qytetarëve.

Për më tepër, deputetja e LDK-së ka paralajmëruar edhe rritje të çmimeve të produkteve nga bizneset pasi thotë se me vendim të ZRrE-së, “KESCO ka nisur procedurat për të detyruar të gjitha ndërmarrjet që kanë mbi 50 punëtorë ose qarkullim mbi 10 milionë euro në vit të dalin në treg të hapur”.

“Pse është kjo problem? Sepse kjo do të thotë rritje e shumëfishtë e çmimit të energjisë për këto biznese, duke marrë parasysh faktin se pas daljes në treg të hapur, këto biznese do të furnizohen me energji kryesisht nga importi, me tarifa shumë më të larta, pasiqë në bazë të kontratës së privatizimit të distribucionit, KEK-u e ka obligim të furnizojë fillimisht KEDS/KESCO, duke i lënë bizneset në mëshirën e tregut të hapur dhe çmimeve të importit”, thotë Bajrami.

LEXONI EDHE:

Nis fushata kundër shtrenjtimit të rrymës: Nuk mund të përballohet rritja e çmimeve

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA