Pas dështimit 18 herë të Vetëvendosjes që ta zgjedhë Albulena Haxhiun kryetare të Kuvendit , Vetëvendosja ka propozuar që vazhdimi i seancave konstitutive të bëhej një herë në javë e jo çdo të dytë ditë, siç parashihet me Rregullore të Kuvendit.
Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, tha se për Vetëvendosjen nuk përbën problem se vendi ka mbetur pa institucione – por “orari i seancave”.
“Në situatën në të cilën gjendemi seanca konstituive nuk do të duhej të ndërprehej më të gjatë se 10 minuta deri në konstituim”, tha Bajrami.
Postimi i plotë:
LVV e ka reduktu paaftësinë për konstituimin e Kuvendit në një problem teknik: “mbledhja e deputetëve çdo 48 orë”
Fakti që Rregullorja e Kuvnedit përcakton se “Ndërprerjet gjatë seancës konstituive nuk mund të jenë mentë gjata se 48 orë” është aty në funksion të përshpejtimit të konstituimit të Kuvendit.
Për LVV-në, ky është problem, dmth. problem që deputetëve po ju duhet të vijnë në Kuvend çdo 48 orë. Pra, për ata nuk është problem fakti që vendi është pa Kuvend funksional, pa Qeveri legjitime, pa institucione që u përgjigjen sfidave të qytetarëve, me projekte të bllokuara dhe qindra miliona euro donacione të humbura, problemi për LVV-në është orari i seancave.
Në situatën në të cilën gjendemi seanca konstituive nuk do të duhej të ndërprehej më të gjatë se 10 minuta deri në konstituim.
LVV, si partia e parë nuk ka obligim ndaj parive të tjera, por ka një obligim madhor: t’u japë qytetarëve institucionet ose të deklarohet që nuk janë të aftë as për bashkpunim dhe as për qeverisje dhe t’i hapin rrugë alternativave tjera.
Ata kanë ikur nga përgjegjësia gjatë gjithë mandatit të kaluar dhe sot po vazhdojnë të bllokojnë çdo mundësi për stabilitet në vend. Kjo është papërgjegjësi, jo politikë.