Shtatë persona humbën jetën dhe mbi 53 të tjerë u plagosën në një aksident rrugor që ndodhi herët në mëngjes në provincën Prachin Buri, në juglindje të Tajlandës, kur një autobus turistik u përplas në pjesën e pasme të një kamioni teksa po udhëtonte drejt tatëpjetë.
Policia dhe ekipet e shpëtimit pretendojnë se frenat e autobusit nuk kanë funksionuar duke bërë që shoferi të humbasë kontrollin, raporton gazeta lokale “Thairath”, përcjell Euronews Albania.
Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës dy, kur autobusi ishte duke zbritur nga kodra e Sala Pu Ton.
Në momentin e përplasjes autobusi është përplasur nga dy kamionë të tjerë që transportonin miell, pas së cilës ka rënë zjarr. Nga zjarri katër persona kanë humbur jetën në katin e sipërm të autobusit, ndërsa tre në katin e poshtëm.
Pas më shumë se 30 minutash shuarje të zjarrit, ekipet e shpëtimit arritën të nxjerrin trupat e pasagjerëve të vdekur dhe të plagosur.