Kalo te përmbajtja
Të fundit

Arrestohet zyrtari i Komunës së Prishtinës, dyshohet se i mundësoi një personi t’i regjistrojë tri prona në emër të tij me dokumente false

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Arrestohet zyrtari i Komunës së Prishtinës, dyshohet se i mundësoi një personi t’i regjistrojë tri prona në emër të tij me dokumente false

Një zyrtar i Komunës së Prishtinës është arrestuar nën dyshimin se vërtetoi dokumente të dyshuara, duke i mundësuar një personi t’i regjistrojë tri prona në emër të tij.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti u iniciua si “Falsifikim i dokumentit” dhe “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar”.

Reklamë

“Prishtinë 2022-2023. Me datë 11.11.2026 DHKEK, njësia për hetimin e falsifikimit të dokumenteve, me autorizim të prokurorit kanë arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar, zyrtar komunal i Prishtinës, me dyshimin e bazuar se i njëjti kishte vërtetuar dokumente të dyshuara duke mundësuar që i dyshuari mashkull kosovar, të regjistroi tri prona komunale në emrin e tij. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.

Reklamë