Me ardhjen e iOS 26.2, përdoruesit e iPhone do të kenë një mënyrë më të shpejtë për të krijuar evente direkt nga teksti në mesazhe, email ose formate të tjera të shkruara
Apple po përgatit një përmirësim të vogël, por praktik, për aplikacionin e saj të ri Invites, i cili debutoi më parë këtë vit për organizimin e eventeve.
Me ardhjen e iOS 26.2, përdoruesit e iPhone do të kenë një mënyrë më të shpejtë për të krijuar evente direkt nga teksti në mesazhe, email ose formate të tjera të shkruara.
Sistemi i ri përdor “data detectors” që njohin datat dhe oraret në tekst dhe ofrojnë opsionin Invites në menunë që hapet kur klikon mbi datën ose orën e zbuluar
Aktualisht, opsionet e zakonshme ishin “Add to Calendar” dhe “Add to Reminders”, por me iOS 26.2 do të shtohet mundësia për të krijuar menjëherë një event në aplikacionin Invites.
Në versionin beta, ekrani i ri për krijimin e eventit hapet bosh, por pritet që me versionin final të plotësohet automatikisht data dhe ora e zbuluar nga teksti.
Aplikacioni Apple Invites është i qasshëm në App Store dhe kërkon një abonim iCloud+ ose Apple One për të krijuar evente, ndërsa përgjigjja për eventet (RSVP) është e hapur për të gjithë.
Ky ndryshim i vogël pritet të përmirësojë ndjeshëm përdorimin e aplikacionit, sidomos për ata që përdorin shpesh opsionet “Add to Calendar” dhe “Add to Reminders”.







