Për vite të tëra e kemi njohur si këngëtar dhe kompozitor i shumë hiteve muzikore, por, tashmë Andin Randobrava po punon në një profesion krejtësisht ndryshe nga ai i mëparshmi. Ai, tani është bioenergjist i certifikuar dhe në LIBERO ishte i ftuar për të shpjeguar më tepër rreth bioenergjisë dhe mënyrës se si funksionon ajo.
“…Bioenergjia është shkencë që merret me trajtimin e anës energjetike të njeriut, unë jam mjeshtër i meditimit dhe kur kalojnë 10 vite gjërat përjetohen ndryshe, unë e kam matur nivelin e bioenergjisë time dhe kam kuptuar që bota nuk është ashtu siç e shohim – sepse kjo që shohim ne është vetëm 0.04 e asaj që ekziston…”, u shpreh ai.
Gjithashtu, përmes bioenergjisë Andini tha se arrin të shërojë njerëz që nuk ndihen mirë me shëndetin e tyre, madje rrëfeu edhe një rast që e ka ndaluar edhe vetëvrasjen!
“…Erdhi një vajzë tek unë që ka tentuar vetëvrasjen sepse ishte ndierë fajtore për një fatkeqësi që i kishte ndodhur në familje, unë fillova ta bëj kristalo-terapinë dhe i thashë që nëse shfaqet diçka dije që Zoti ta ka falur, ajo filloi të qajë sepse iu shfaq fjala ‘Allah’…”, shtoi ai.
Vlen të ceket se shërimi përmes bioenergjisë është një teknikë alternative e shërimit që përdor fushat e energjisë natyrore të trupit për të promovuar shërimin dhe mirëqenien.
Për të ndjekur diskutimin e plotë, mund të klikoni në linkun e mëposhtëm: