Alban Skenderaj tregon se ndjehet në borxh ndaj fëmijëve të tij

Alban Skenderaj ka ndarë me ndjekësit e tij një moment të veçantë nga pushimet me familjen. Në një foto të publikuar në rrjetet sociale, këngëtari ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetje dhe kuptim që e ka nga dashuritë e tij, fëmijët.

“Jam pak në ‘borxh’ këto kohë me këto dy dashuritë! Jam me fat që i mirëkuptojnë qëllimet e mia të mira dhe që janë gjithçka për mua”, shkroi Skenderaj në përshkrimin e fotos.

Përndryshe, në muajin qershor në koncertin e Elvana Gjatës në Koln të Gjermanisë, gjatë paraqitjes në skenë me Romeo Veshajn, ky i fundit bëri një pyetje lidhur me mikrofonin e tij në krahasim me të Elvanës. Kjo situatë solli një përgjigje ironike nga Elvana. “Mua më mbajnë me hile sot, meqë jam e para që guxova ta bëj në Lanxess Arena koncertin” – tha Elvana.

Sic duket Alban Skenderaj, meqë pati concert më 8 qershor në stadiumin air Albania, këtë deklaratë të Elvanës e mori si thumb ndaj tij, andaj pak ditë pas koncertit të saj publikoi një foto të atmosferës nga stadiumi Air Albania, me mbishkrimin Ndonjëherë mjafton një kitare.

Megjithatë, ata vazhdojnë të kenë njëri tjetrin në rrjetin social Instagram edhe pse tashmë disa pikëpyetje janë ngritur në lidhje me mbështetjen e tyre ndaj njëri tjetrit./NO FILT

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA