Gjatë shikimit të një filmi, është e lehtë të përfshihemi në emocione dhe të harrojmë se aktorët në atë çast janë vetëm duke ushtruar zanatin e tyre dhe në të vërtetë po shohim personazhe të krijuara për filmin.
Mbase ju ka ndodhur që të qani, të ju rrahë zemra më shpejtë, ose të qeshni shumë, të gjitha këto janë nga interpretimi I qëlluar I aktorëve që dijnë të përcojnë emocione përmes rolit të tyre.
I lavdëruar për aktrimin e tij së fundmi në filmin Maestro, në rolin e Leonid Bernstein, Bradley Cooper realizoi pjesën më rrënqethëse për artdashësit e muzikës dhe filmit. Për pjesën ku Bernstein, pra Cooper, dirigjonte orkestrën simfonike të Londrës në 1976 në katedralen Ely, del të jetë se është punuar më tepër se sa duket.
Aktori zbuloi se ajo pjesë nuk ishte e incizuar por ishte live dhe atij i janë dashur gjashtë vite për të mësuar se si të dirigjonte 6 minuta e 21 sekonda muzikë.
Përvec tij, së fundmi edhe Carey Mulligan tha se ajo provoi teknikat e aktrimit për herë të parë teksa luante Felicia Montealegre në Maestro, pasi Bradley Cooper, i cili ishte regjisor i filmit Maestro, e bindi atë.
Aktrim metodik filloi të aplikohet që nga fillimi i shekullit XX! Aktrimi metodik është kur disa nga aktorët vendosin të jenë të vërtetë në shfaqje dhe të krijojnë një lidhje emocionale të fortë midis aktorit dhe personazhit.
Pra, aktori edhe në jetën e përditshme hyn në rolin përkates dhe e jeton plotësisht rolin e personazhit.
Psh, Leonardo Di Caprio pati bërë bujë pasi u rrëfye se për rolin e Hugh Glass në The Revenant , ai jo vetëm që flinte në shkretëtirë – ai flinte në një trup të pajetë të kafshës, hëngri mish bizoni te papjekur dhe shkonte për të notuar rregullisht në lumenj të ngrirë.
Robert De Niro mësoi italishten dhe jetoi në Siçili për t’u përgatitur për pjesën e dytë të filmit, The Godfather.
Tregim tjetër i suksesshëm i aktrimit metodik është Lady Gaga për rolin e saj në filmin ‘’House of Gucci’’, si ish gruaja e Maurizio Guccit, themeluesit të Guccit. Lady Gaga deklaroi se kishte jetuar për nëntë muaj si Patrizzia Gucci edhe jashtë studiove dhe xhirimeve. Ajo tha se në asnjë moment nuk e prishi aktrimin metodik, duke u shprehur se ka qëndruar me atë rol non-stop.
Por, që jo të gjithë aktorët e praktikojnë. Aktorja Jennifer Lawrence është shprehur se nuk e pëlqen fare këtë metodë dhe se e frikësojnë njerëzit që e përdorin sepse nuk din të flas me ta kur janë jashtë kamerave.
Shumë të tjerë thanë se aktrimi metodik përvec se është e lodhshme nuk e preferojnë dhe janë kundër.
Tutje aktorë të famshëm të aktrimit metodik janë Marlom Brando, Kate Winslet, Hilary Sëank, Heath Ledger, Daniel Day Leëis e shumë të tjerë./NO FILT