Kalo te përmbajtja
Të fundit

Aktakuzë ndaj një personi për vrasjen e vëllait në Klinë

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Aktakuzë ndaj një personi për vrasjen e vëllait në Klinë

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj një personi për vrasjen e rëndë të vëllait të tij në fshatin Bokshiq të Klinës.

Sipas aktakuzës, ngjarja kishte ndodhur më 21 mars të këtij viti, pas një mosmarrëveshjeje pronësore ndërmjet viktimës dhe babait të tyre.

Reklamë

I pandehuri dyshohet se kishte marrë një armë zjarri nga shtëpia dhe kishte shtënë katër herë në drejtim të vëllait, i cili më pas kishte vdekur në Spitalin e Pejës.

Përveç vrasjes së rëndë, ai akuzohet edhe për armëmbajtje pa leje.

Prokuroria i ka kërkuar gjykatës që, pas shqyrtimit të provave, ta shpallë fajtor dhe ta dënojë sipas ligjit.

Reklamë

Kolegji AAB – ne fund pas kutise ‘mos e humb as nje lajm’