9.1 C
Pristina
Friday, March 6, 2026

Aksidenti ia ndryshoi rrugën artistike: Valton Beqiri tregon pse hoqi dorë nga violina

Kompozitori Valton Beqiri ka rrëfyer një moment vendimtar nga jeta e tij, që ndikoi drejtpërdrejt në rrugëtimin e tij artistik. Ai ka treguar se fillimisht instrumenti i tij kryesor ka qenë violina, por një aksident familjar e detyroi të ndryshojë drejtimin në muzikë.

“…Në fillim instrumenti im ka qenë violina. Mirëpo kemi pasur një aksident familjar dhe unë u lëndove në mjekër (nofull). Për shkak të këtij lëndimi nuk kam pasur më mundësi ta vendos violinën si më parë…”, ka treguar Beqiri.

Pas kësaj ngjarjeje, ai u detyrua të largohej nga instrumenti me të cilin kishte nisur rrugëtimin e tij muzikor. Për një periudhë rreth njëvjeçare Beqiri tha se provoi të vazhdonte me violonçelo, por as kjo nuk rezultoi të ishte zgjidhja përfundimtare.

“Kam kaluar një vit në violonçelo, por më pas erdhi e treta e vërteta – pianoja. Që nga ai moment rrugëtimi im si instrumentist ka vazhduar me pianon”, ka thënë ai.

Ky ndryshim, që fillimisht erdhi si pasojë e një rrethane të vështirë, përfundimisht e orientoi drejt kompozimit dhe krijimtarisë muzikore, duke e bërë Valton Beqirin në një nga emrat e njohur të muzikës dhe kompozimit në vend dhe në botë!

Për ta dëgjuar intervistën e plotë të Valton Beqirit, klikoni linkun e mëposhtëm:

 

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA