AKB-ja organizon javën e promovimit të produkteve vendëse – Shahini: S’ka ende prodhim të mjaftueshëm, mungojnë strategjitë

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka mbajtur konferencë për medie, me ç‘rast prezantoi programin për “Javët e Biznesit Kosovar 2023”, raporton Ekonomia Online. Në konferencë u prezantuan produktet vendore si edhe bë thirrje që të përkrahen prodhuesit vendës.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, tha se moton e kësaj jave është “Unë konsumoj prodhime vendore, Po ju ?”. Ai me këtë rast theksoi se qëllimi i  kësaj javë është promovimi produkteve. Kjo ngase sipas tij, Kosova ende nuk ka prodhim vendës të mjaftueshëm, madje mungojnë edhe strategjitë në ndihmë të prodhuesve.

“Shpalosi programit tradicional për javën e biznesit me moto ‘Unë konsumoj prodhime vendore, po ju’ duke rritur vetëdijen sepse prodhimi vendor është shpëtimi i vendit sepse me të do kemi edhe stabilitet ekonomik dhe qëllimi i javës së biznesit është promovimi i këtyre produkteve, sepse Kosova ende nuk ka prodhim vendor të mjaftueshëm sepse as nuk ka strategji ta mbështesim prodhuesin vendor ai theksoi se nuk mund të bëhemi faktorë ekonomik duke eksportuar por duke prodhuar”.

“Kryetari theksoi edhe rolin e rëndësishëm të Diasporës si edhe të prodhimtarëve vendorë të cilët edhe pse nuk kanë shumë mbështetje nuk po ndalën. Liberalizimi i vizave është një shqetësim sepse të rinjtë po duan ta lëshojnë Kosovën dhe kjo është një thirrje për dialog mes sektorit privat dhe atij publik. Javët e Biznesit filluan sot dhe do mbarojnë me 17 shkurt të vitit”.

Suad Berisha, nënkryetari i AKB-së, theksoi se produktet vendëse tash e mbulojnë mbi 50% konsumin he kjo sipas tij, falë promovimit nga AKB-ja.

“Me aktivitetet që po fillon sot e do të vazhdojë edhe vitet e tjera do e përmirësojë gjendjen. Varet nga politikat që do t’i hartojnë Qeveria, sepse ata duhet që të promovojnë politika liberale që të rriten prodhimet vendore si edhe të rregullohet mire puna e energjisë elektrike sepse kjo na dëmton dhe duhet ndryshuar”.

Lumnije Ajdini, shpalosi programin ku theksoi se “Javët e Biznesit Kosovarët 2023”, do këtë karakter promovues.

“Do të marrim pjesë edhe në Samitin në Tiranë, do të mbahen konferencë në bashkëpunim me Ministrinë e Tregtisë si edhe do promovohen produktet vendore në Qendra Tregtare. Me 17 shkurt 2024 do mbyllet gjithë ky organizim dhe pastaj me 19 shkurt do mbajnë konferencë mbyllëse. Qëllimi kryesor është informimi i qytetarëve”.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA