“Afër 1 milion € shkuan dëm”, Peci e mohon: Është produkt i njëjtë që përdoret në gjithë BE-në

Ministri i dorëhequr i Bujqësisë, Faton Peci, në emisionin CONTEXT në ATV, reagoi ndaj raportimeve për blerjen e gabuar të ilaçit kundër rriqnave, duke e quajtur çështjen një keqinterpretim të një raporti të papërfunduar dhe një fushatë dezinformuese.

Ai tha se produkti Deltanil është përdorur vazhdimisht nga viti 2013 deri më 2025 dhe është i certifikuar për përdorim te kafshët, pa rrezik për njerëzit.

“Ky është produkt me karencë zero, që do të thotë nuk ka efekt anësor as në qumështin që e konsumojnë qytetarët. Është i prodhimit francez, përdoret në të gjithë Bashkimin Evropian. Nuk mundet me dalë një ekonomist me e kontestu shkencën franceze e evropiane dhe me e quajt këtë skandal”, deklaroi Peci.

Sipas tij, raporti që përmendet në media është vetëm një draft i paautorizuar nga një ekonomiste, dhe asnjëherë nuk ka pasur problem ligjor me këtë produkt.

“Është një draft raport që e ka bërë një ekonomiste, i njëjti produkt është ble prej vitit 2013 deri në 2025, asnjëherë s’ka pasë skandal. Tash, një portal del e thotë ‘arrestohet EPC për 1 milion euro’. Po si mundet me u helmu qytetari për një produkt që përdoret në krejt Evropën?”, shtoi Peci.

Deklaratën e plotë të Faton Pecit në CONTEXT, e gjeni në videon më poshtë:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA