I ftuar në emisionin “The Elite Way” në ATV, avokati Petrit Lladrovci ka sqaruar çështjen e ndarjes së pasurisë tek çiftet që bashkëjetojnë pa kurorëzim.
Ai theksoi se ekziston një keqkuptim i përhapur se partnerët në bashkëjetesë nuk kanë të drejtë në pasuri, gjë që sipas tij nuk është e saktë.
“Ka një pjesë që mendojnë se nëse nuk janë të martuar, partnerës nuk i takon asgjë, por kjo është e gabur. Me ligj, çdo pasuri e krijuar nga momenti i bashkëjetesës ndahet mes tyre,” u shpreh Lladrovci.
Megjithatë, ai sqaroi se nuk çdo pasuri hyn në këtë kategori. Sipas tij, pasuria e trashëguar nuk ndahet, por vetëm ajo që është krijuar gjatë kohës sa partnerët kanë jetuar bashkë.
“Pra, flasim vetëm për pasurinë që është ndërtuar gjatë bashkëjetesës,” shtoi ai.
Lladrovci theksoi se qytetarët duhet të jenë të informuar drejt për të drejtat e tyre ligjore, në mënyrë që të shmangen keqkuptimet në raste të tilla.






