spot_imgspot_img
spot_img

A është telefoni miku i domosdoshëm që po na kthen në të varur?

Përgatiti Rinesa Shala

Në ditët e sotme varësia nga telefonat është bërë një nga problemet më të zakonshme në shoqërinë tonë. Për të diskutuar për këtë temë, në emisionin “LIBERO” psikologia Teuta Cacaj, theksoi se telefoni është bërë pjesë normale dhe e domosdoshme e përditshmërisë, pasi na ofron qasje të menjëhershme në informacione dhe komunikim. Megjithatë, ajo nënvizoi nevojën për ta përdorur me kujdes, në mënyrë që të mos kthehet në varësi dhe të mos ndikojë negativisht në aftësinë tonë për të qenë të pavarur pa të.

“…Telefoni është pjesë e domosdoshme e realitetit që ne po e jetojmë sot, është një ndihmë shumë e madhe sepse të jep mundësinë të marrësh informacione në kohë rekord, të kontaktosh njerëzit në kohë rekord, duke u munduar ta menaxhosh në mënyrën më të mirë të mundshme, që të mos bëhet varësi, dhe të mos vijë pika kritike ku ti nuk mund të jesh vetja pa telefon” – tha ajo.

Nga ana tjetër sociologu Endrit Temaj theksoi se përdorimi i telefonit ka pasoja edhe për fëmijët dhe mund të pengojë zhvillimin e aftësive kreative dhe sociale te fëmijët.

“…Është problem serioz, sociologjik por dhe human, kur vendosim fëmijët në një hapësirë për lojë dhe a dinë të luajnë pa telefon, loja është pjesë e kreativitetit njerëzor…” – thekoi ai.

Poashtu, mësimdhënësi Besnik Shabiu vuri në dukje ndryshimin e madh në mes të kaluarës dhe jetës së sotme: “…Ka qenë një botë ndryshe, duket se kemi pasur më shumë hapësirë, më pak komplekse. Sot është një jetë komplet ndryshe…”

Shabiu gjithashtu shtoi i se ritmi i shpejtë dhe teknologjia e përditshme kanë transformuar mënyrën se si jetojmë dhe ndërveprojmë.

Vlen ta potencojmë se përdorimi i tepruar i telefonit shpesh dërgon në përkeqësim të cilësisë së gjumit — njerëzit kanë vështirësi të flenë… zgjohen shpesh gjatë natës, ose përjetojnë pagjumësi. Kjo më pas ndikon në energji, vetëdije, disponim dhe shëndet të përgjithshëm.

Gjithashtu, te të rinjtë, veçanërisht studentët apo adoleshentët, varësia ka edhe ndikime sociale: më pak komunikim “ballë për ballë”, izolim social, ulje të vetëbesimit, ankth social dhe ndjenja shmangie sociale.

Për ta shikuar emisionin e plotë, klikoni në linkun e mëposhtëm:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA