Përgatiti Erjona Xhakolli
Çështja e përfshirjes së edukatës seksuale dhe edukatës fetare në sistemin arsimor nuk është vetëm një debat lokal, por një temë me jehonë ndërkombëtare. Në vende të ndryshme të botës, kjo temë shihet nga kënde të ndryshme, varësisht nga kultura, traditat dhe niveli i zhvillimit shoqëror.
Për këtë temë foli edhe hoxhë Ensar Sinani në emisionin “LIBERO” i cili tha se: “…lënda fetare është e rëndësishme në sensin e mësimit, sidomos e brezit tonë të ri qe po rritet me rrjetet sociale dhe po mendon që të gjithë njerëzit duhet të jetojnë me të gjitha resurset e botës, që të gjithë duhet të jemi milionerë, të gjithë duhet jemi influencerë, që nuk mbajnë përgjegjësi për askënd, qe duhet t’i shkelim të gjithë në rrugëtimin tonë…”, deklaroi Sinani.
Ndërsa për sa i takon edukatës seksuale Sinani tha se edukata seksuale ka ndryshuar kontekst, sipas tij në traditën islame edukata seksuale gjithmonë ka ekzistuar. Ndër tjerash, ai tha se “…edukata seksuale pa moral është e mangët, po ashtu siç është e mangët edhe edukata fetare pa dije…”
Vlen ta potencojmë se sipas një artikulli të publikuar në UNESCO vendet e Evropës Veriore përfshirë Holandën, Suedinë dhe Finlandën e kanë bërë edukatën seksuale pjesë të detyrueshme të mësimit që në shkollën fillore. Qëllimi është t’u mësohet të rinjve respekti për trupin, marrëdhëniet e shëndetshme dhe barazia gjinore, duke ulur abuzimet dhe shtatzënitë e hershme.
Për ta dëgjuar intervistën e plotë të Ensar Sinanit, klikoni në linkun e mëposhtëm:







