Përgatiti: Krenare Mulliqi
Vendin ku serbët ia vranë vëllain nuk e ka larg shtëpisë.
E rreth kësaj zone nuk kalon pothuajse asnjëherë Milaim Shala, ngase thotë se dhimbja i shtohet edhe më shumë, kur në mendje i kthehen të shtënat kumbuese të 20 marsit të vitit 1999.
“E kemi dëgjua krismat, kanë qene për disa momente pa ndërpre..”, tha Shala.
Vëllain e shtatë të tjerë, serbët i vranë në zonën e njohur si ‘Pishat”, në Skenderaj.
Milaimi që në atë kohë i ishte 18 vjeçar, e pa momentin kur serbët me dhunë e morën vëllain e tij, Musliun.
“E pyet babi pse po ma merrni djalin, njëri serb I thotë se ju ma keni vra vëllain mua rrethina e juaj edhe unë ku me ja vra juve..”, tha Shala.
Ne vendin e njëjtë u vra edhe Ramiz Geci.
Ashtu siç thotë se nuk e harron dhimbjen për babanë me të cilin nuk pati mundësi të krijojë asnjë kujtim, njëjtë Haliti thotë se nuk harron që në çdo përvjetor t’i vendos lule tek pllaka që mbanë emrin e të atit.
“Unë kam lindur tre muaj pasi më ka vrarë babin..”, tha Halit Geci, djali i Ramiz Gecit.
Po në mars të atij viti, serbët vranë edhe 21 civil të tjerë në rrethinë të Skenderajt, në mesin e të cilëve pati edhe të mitur.