2026 nuk është një vit për të mbajtur gjallë marrëdhënie që kanë humbur kuptimin. Ndarjet e këtij viti nuk janë humbje, janë fillime të reja, të ndërtuara mbi të vërtetën. Artikulli “Venus Opposite Saturn” në Astrology King, analizon efektet e tranzitit Venus–Saturn në dashuri e financa, si ndjenja izolimi, vonesa, ose nevoja për të rivlerësuar vlerat.
Akrepi
Për Akrepat e lindur në fund të kohës së shenjës, viti 2026 shënon një kthesë të fortë. Urani në shtëpinë e 7-të do të qëndrojë deri më 26 prill 2026, duke sjellë ngjarje të papritura në marrëdhëniet afatgjata. Lidhjet e mbajtura me vështirësi, ato që janë bërë burim tensioni ose varësie emocionale, do të marrin fund menjëherë dhe pa kthim. Është një periudhë e dhimbshme, por domosdoshme për t’u çliruar nga e kaluara dhe për të rifituar veten.
Shigjetari
Pas 26 prillit 2026, kur Urani kalon në Binjakë, shumë Shigjetarë do të ndihen nën presion për të bërë ndryshime të mëdha. Mund të ketë përplasje në çift, ndarje të papritura ose ndjenjën se rrugët po ndahen në mënyrë natyrale. Liria, që është thelbësore për këtë shenjë, do të kërkojë hapësirë dhe nëse marrëdhënia ka humbur frymëmarrjen, do të vijë një fund i menjëhershëm. Pas ndarjes, do të ndiesh lehtësim dhe rilindje.
Peshorja
Për Peshoret e lindura në ditët e para, Saturni dhe Neptuni në Dash do të krijojnë tension në çift. Kjo përballje planetare do të sjellë momente sqarimi dhe zgjidhje të dhimbshme. Nëse lidhja është ndërtuar mbi iluzione apo mungesë stabiliteti, ajo do të shembet vetë. Edhe pse mund të jetë e vështirë të pranosh ndarjen, ajo do të ndihmojë të kuptosh çfarë do në të vërtetë nga dashuria, jo thjesht një partner, por një ekuilibër të brendshëm.
Luani
Për Luanët, viti 2026 do të jetë një provë e vërtetë zemre. Plutoni në Ujor do të ndriçojë çdo dobësi në marrëdhënie, duke e bërë të pamundur fshehjen pas krenarisë ose nostalgjisë. Çiftet që kanë kaluar kriza më parë mund të përballen me ndarjen përfundimtare. Nuk do të ketë më vend për kompromis: ose lidhja transformohet plotësisht, ose përfundon. Edhe pse fundi mund të duket i ashpër, do të hapë një cikël të ri personal dhe emocional.







