Albi Mall Superliga e Kosovës ka hyrë në një fazë tejet të nxehtë ku po luftohet fuqishëm si për titull ashtu edhe për ekzistencë.
Këtë fundjavë do të zhvillohet xhiroja e 26-të ku pritet të ketë përballje super të forta.
Lideri i tabelës Drita, do të jetë mysafir i Malishevës. Ekipi i drejtuar nga Bylbyl Sokoli vjen në këtë sfidë pas humbjes përballë Llapit në kuadër të Kupës së Kosovës.
Malisheva tanimë gjithë vemendjen e ka në kampionat aty ku synon të jetë sa më lartë që t’i largohet sa më shumë zonës së kuqe.
Ballkani do të jetë mysafir i Ferizajt. Do të jetë një sidë e vështirë me dy skuadrat me qellime të ndryshme në kampionat, pasi bëhet fjalë për luftën për titull dhe ekzistencë.
Një ndeshje e fortë është edhe ajo ndërmjet Gjilanit e Llapit. Të dy skuadrat kanë arritur fitore në përballjet e Kupës dhe janë mjaftë të motivuara për fitore.
Herën e fundit kur këta dy ekipe janë përballur me njëra-tjetrën, takimi ka përfunduar në të mirë të skuadrës nga Gjilani.
Prishtina në drejtimin e Debatik Currit do të udhëtojë drejt Skenderajt ku përballet me Drenicën e vendit të fundit në tabelë.
Kryeqytetasit arritën që të mposhtin Ballkanin në ndeshjen e Kupës, por në kampionat nuk kanë ecuri positive, pasi në 5 sfidat e fundit kanë regjistruar dy humbje, dy barazime si dhe një fitore.
Duel tjetër interesant është edhe ai mes Trepçës ’89 dhe Dukagjinit.
Klinasit vijnë në këtë takim pas dy fitoreve radhazi duke qenë mjaftë të motivuar për ndeshjen në udhëtim tek mitrovicasit.
Ndërsa 89- shi në takimin e fundit regjistroi humbje ndaj Ferizajt.
Të gjitha takimet do të zhvillohen me fillim nga ora 13:00. /atvlive.tv