Bayer Leverkusen ka regjistruar një fitore të madhe në Ligën e Kampionëve të martën duke e mposhtur Interin m e rezultat 1-0, triumf ky që e ngritë skuadrën gjermane në vendin e dytë në renditjen e përgjithshme me 13 pikë.
Granit Xhaka ishte njëri nga lojtarët me përformancën më të mirë kundër italianëve dhe pas ndeshjes ai ka pranuar se triumfi ndaj Interit i motivon ata për të kërkuar edhe më shumë, transmeton KosovaPress.
“Tani duam të jemi në mesin e tetë skuadrave më të mira”, tha zvicerani pas fitores 1-0 në Champions League kundër kampionëve italianë.
Para ndeshjeve të së mërkurës, Leverkusen është i dyti në tabelë me 13 pikë dhe duke pasur parasysh këtë plejadë, arritja në fazën e 16-të herët është “shumë realiste”, thotë Xhaka.