17.5 C
Republic of Kosovo
Friday, March 31, 2023

Vuçiq: . Arritëm marrëveshje dhe jam i kënaqur për këtë, por kjo nuk është e tëra

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një konferencë për media pas takimit trepalësh në Ohër, tha se kanë arritur një marrëveshje me palën kosovare, po ka ende punë për t’u bërë.

“Sot ishte ditë ku është dashur të dakordohemi për planin e zbatimit. Arritëm marrëveshje dhe jam i kënaqur për këtë. Natyrisht kjo nuk është e tëra. Por këto disa pika për të cilat u morëm vesh do të jenë pjesë e kornizës negociuese edhe për Prishtinën edhe për Beogradin dhe Këshilli i Evropës do të sjellë vendimin që kjo të bëhet kornizë negociuese. Ky është një proces i gjatë serioz që nuk zgjatë vetëm një ditë”, tha Vuçiq, transmeton atvlive.tv.

Ai tha se BE do të vlerësojë se kush sa tha e bëri për zbatimin e planit, i cili sipas tij, do të zgjerohet në ndërkohë. Presidenti serb tha se është me rëndësi për ta se ka pajtim për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Në këtë plan të zbatimit, janë disa pjesë për të cilat shqetësoheshim dhe e dimë që BE-ja do t’i bëjë si pjesë përbërëse të kornizës sonë negociuese. Për ne është me rëndësi se ka pajtim për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, madje bazuar në marrëveshjet e arritura më herët, andaj jam shumë i kënaqur për këtë. Duhet të negociojmë edhe për personat e zhdukur, por këto do të varen pak a shumë nga plani i zbatimit. E di që pala kosovare do të thotë se si unë nuk nënshkrova asgjë, por ua bëra me dije se cilat janë vijat e kuqe të Albin Kurtit dhe cilat janë tonat, por mendoj se kemi bërë lëvizje të mirë përpara dhe konstruktive. Nuk është kjo as dita D, por se duhet pasur pak durim. Nesër do t’ua prezantoj qytetarëve të Serbisë secilën pikë. Do t’ua shpjegoj gjithçka çfarë ndodhi”, tha Vuçiq. /atvlive.tv

publikuar së fundi
LAJME TË TJERA