15.5 C
Republic of Kosovo
Friday, March 31, 2023

“Unë veç lopën nuk kom dit me mjel se jom tut”, historia qesharake e këngëtares së njohur

Në emisionin “Studio A” në ATV ishte e ftuar këngëtarja e njohur e muzikës së mirëfilltë shqipe, Ganimete Jashanica, e cila rrëfeu shumëçka nga jeta e saj private. Ajo, në këtë emision ndau edhe një histori qesharake të jetës së saj kur ishte martuar, ku tha se i ka bërë të gjitha punët përveç njërës, transmeton atvlive.tv.

“Dashnia kur e ke për dikën, çdo sfidë je në gjendje me e kalu, sepse porosia e nenës time ka qenë, ‘puna nuk të lodhë, puna nuk të mbyt, puna veç ta zbardh fytyrën’. Kështu që absolutisht nuk kam pasur dilemë edhe unë veç lopën nuk kam ditur me e mjel dhe jam tut prej lopës, se përndryshe edhe atë punë e kisha ba”, tregoi Jashanica.

Shikojeni videon e më poshtme për ta dëgjuar këtë pjesë të historisë së saj.

publikuar së fundi
LAJME TË TJERA