Uji i Ibër-Lepencit i papijshëm

Ministria e Shëndetësisë të shtunën ka bërë të ditur se uji që kalon nëpër kanalin e Ibër-Lepencit është i papijshëm pas shpërthimit të premten mbrëma.

Nga ky kanal furnizohet me ujë Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” dhe një pjesë e Prishtinës.

Në një njoftim në Facebook, MSH-ja ka thënë se sipas analizave të bëra ka dalë që uji nuk është për momentin i pastër për pije.

“Sipas analizave të para, të kryera në ujin e patrajtuar, uji që kalon nëpër kanalin e Ibër-Lepencit nuk është për momentin i pastër për pije, ndërkohë që përveç analizave mikrobiologjike dhe atyre bakteriologjike, IKSHPK/QRSHP Mitrovicë, do të analizojë edhe paramatra të tjerë që kanë të bëjnë me praninë e metaleve në ujë”, thuhet në njoftim.

IKSHPK-ja po bashkëpunon me KRU “Mitrovicën” dhe KRU “Prishtinën” për të monitoruar ujin nga kanali i Ibër-Lepencit dhe do t’i kryejnë të gjitha analizat e nevojshme për t’u siguruar që uji, para se të lejohet për pije, t’i përmbush parametrat e lejuar.

“Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK sigurojnë qytetarët që janë duke u ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme që uji që përdoret në zonat e prekura nga pasojat e shpërthimit t’i përmbushë standardet e lejuara”, vijon njoftimi.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA