Trumpi ia jep paralajmërimin e fundit Hamasit

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka lëshuar “paralajmërimin e fundit” për Hamasin që të lirojë pengjet e mbajtura në Gaza.

“Po i dërgoj Izraelit gjithçka që i duhet për ta kryer punën, asnjë pjesëtar i vetëm i Hamasit nuk do të jetë i sigurt nëse nuk bëni si them unë”, ka thënë Trumpi në një postim në “Truth”.

Deklarata e tij erdhi disa orë pasi Shtëpia e Bardhë konfirmoi se po mban bisedime direkte me Hamasin për pengjet, raportoi BBC.

Washingtoni deri tani ka shmangur angazhimin direkt me grupin, dhe ekziston një politikë e gjatë amerikane kundër kontaktit direkt me grupet që i cilëson si organizata terroriste.

Trumpi ka shtuar se Hamasi do ta paguajë nëse pengjet nuk lirohen, ndërsa nuk ka treguar se çfarë ndihme saktësisht po i jep Izraelit.

“Lironi të gjitha pengjet tani, jo më vonë, dhe menjëherë ktheni të gjitha trupat e të vdekurve që i keni vrarë, ose do të jetë FUNDI për ju”, theksoi ai.

“Për lidershipin, tani është koha të largoheni nga Gaza, derisa keni ende mundësi”.

Ai u duk se kërcënoi edhe civilët: “Po ashtu, popull i Gazës: Një e ardhme e bukur ju pret, por jo nëse i mbani pengjet. Nëse e bëni, jeni të vdekur!”

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA