Një person është arrestuar pasi dyshohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se përpos tij, edhe dy persona të tjerë janë të përfshirë, por që aktualisht janë në arrati.
Sipas Policisë, të tre dyshohen se në komunën e Parteshit kanë bërë falsifikim të dokumenteve.
Rasti ka ndodhur në mars të vitit 2020, ndërsa arrestimi u bë të mërkurën, më 26 shkurt.
“I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë në kërkim”, thuhet në raportin e Policisë.