17.1 C
Pristina
Wednesday

Telegrami lanson abonimin me pagesë

Pasi u njoftua Telegram Premium në fillim të këtij muaji, aplikacioni i mesazheve më në fund ka lansuar nivelin me pagesë, që iu jep përdoruesve akses në veçori shtesë për 4.99 dollarë në muaj.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, të gjitha veçoritë përshkruhen në një postim në blogun e Telegram, disa prej tyre përfshijnë shkarkime më të shpejta, dhe ngarkim të dosjeve me madhësi maksimale prej 4 GB ndryshe nga standardi prej 2 GB.

Abonentët gjithashtu do të kenë qasje në dyfishin e kufijve të vendosur për përdoruesit standardë.

Në vend që të bashkohen deri në 500 kanale, abonentët do të mund të hyjnë në 1,000 kanale.

Disa përfitime të tjera përfshijnë aksesin në një bibliotekë të stikerave Premium me animacione në ekran të plotë, reagime ekskluzive emoji dhe fotografi të animuara të profilit (si ato që shihni në Steam).

REKLAMËspot_imgspot_img

ARTIKULL I SPONSORIZUAR

PUBLIKUAR SË FUNDMI
spot_img
NGJARJE TË TJERA
REKLAMËspot_img