9.4 C
Pristina
Sunday

Musk rikthen llogarinë e Trumpit në Twitter

Pronari i ri i rrjetin social Twitter, Elon Musk, ka thënë se llogaria e ish-presidentit amerikan, Donald Trump, është rikthyer pas një sondazhi online.

Pronari i ri i rrjetin social Twitter, Elon Musk, ka thënë se llogaria e ish-presidentit amerikan, Donald Trump, është rikthyer pas një sondazhi online.

“Njerëzit kanë folur”, shkroi Musk, duke thënë se 51.8 për qind e më shumë se 15 milionë përdoruesve të Twitter votuan për rikthim.

Por, Trump mund të mos kthehet në platformë, pasi më herët tha se “nuk shoh ndonjë arsye për këtë”.

Në muajin janar 2021, Twitter tha se llogaria e ish-presidentit Trump ishte “pezulluar përgjithmonë…për shkak të rrezikut të nxitjes së mëtejshme të dhunës”, pas trazirave në të cilat protestuesit sulmuan objektet qeveritare amerikane në Uashington.

Në maj, Musk, tha se nëse oferta e tij për të blerë Teitter është e suksesshme, ai do ta anulonte suspendimin e Trumpit nga kjo platformë.

Vendimi i Twitter për pezullimin e llogarisë së ish-presidentin amerikan ishte “moralisht i gabuar dhe absolutisht budallallëk”, tha ai.

Llogaritë e Trumpit janë te pezulluara edhe në platforma tjera.

Kompania Facebook tha në qershor të vitit 2021, se do të zgjasë për dy vjet pezullimin e llogarive të ish-presidentit amerikan në Facebook dhe Instagram, pasi i pezulloi ato në janar.

Në tetor të vitit të kaluar, Trump njoftoi se do të hap rrjetin e tij social.

Që nga ndalimi, Trump përmes mënyrave të ndryshme ka synuar për të rifituar praninë e tij në mediat sociale.

Ai kishte 88 milionë ndjekës në Twitter dhe e ka përdorur shumë këtë rrjet social për të komunikuar me ndjekësit e tij.rel

spot_imgspot_img

LAJME TË TJERA

PUBLIKUAR SË FUNDMI
NGJARJE TË TJERA