15.2 C
Pristina
Tuesday

Mbrojtja nga sulmet kibernetike në Kosovë, funksionon me vetëm dy persona

Por në një përgjigje me shkrim nga Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, është thënë se aktualisht janë në proces të rekrutimit edhe të dy zyrtarëve.

PËRGATITI: NORA LUTA 

Vetëm dy persona janë të angazhuar aktualisht në Njësinë Nacionale për Siguri Kibernetike në Kosovë. Nga njësia e cila koordinon punën për reagim mes palëve të përfshira në incidente kibernetike, thonë se stafi nuk është i mjaftueshëm.

Por në një përgjigje me shkrim nga Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, është thënë se aktualisht janë në proces të rekrutimit edhe të dy zyrtarëve.

“Aktualisht, Njësia KOS-CERT pranë ARKEP-it ka të punësuar dy zyrtarë dhe jemi në proces të rekrutimit edhe të dy (2) zyrtarëve të rinj. Konsiderojmë se stafi aktual nuk është i mjaftueshëm dhe sigurisht që kjo e vështirëson punën e analizimit dhe shkëmbimit të të dhënave. Njësia KOS-CERT pranë ARKEP-it është në bashkëpunim të ngushtë dhe të vazhdueshëm me institucionet që kanë qenë cak i sulmit, si dhe në koordinim të plotë me njësitë CERT të vendeve të tjera në regjion dhe më gjerë, me qëllim të identifikimit të këtyre pajisjeve të infektuara që janë pjesë e BotNet, të cilat gjenden në lokacione të ndryshme në mbarë botën”.

Sipas profesorit të inxhinierisë elektrike dhe kompjuterike, Blerim Rexhaj, Kosova duhet urgjentisht t’i shtojë kapacitetet dhe ta përmirësojë sistemin me teknologjinë e fundit.

Ekspertët e sigurisë kibernetike thonë se Qeveritë vazhdimisht kanë injoruar investimet në këtë fushë, të cilat, sipas tyre, janë të domosdoshme.

Njësia Nacionale për Siguri Kibernetike në Kosovë funksionon në kuadër të Autoriteti Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare.

Institucionet publike u përballën me sulme kibernetike javën e kaluar, të cilat kishin pamundësuar funksionimin e faqes së Kryeministrisë, të ministrive, Policisë dhe Telekomit.

spot_imgspot_img

ARTIKULL I SPONSORIZUAR

PUBLIKUAR SË FUNDMI
NGJARJE TË TJERA
spot_img