26.7 C
Pristina
Saturday

Apple thuhet se po teston telefonat me portin USB-C

Apple po teston iPhone-at me portin e karikimit USB-C, sipas një raporti të ri nga Bloomberg nga pëshpëritësi i Apple, Mark Gurman, duke lënë kështu portin e karikimit Lightning.

Apple po teston iPhone-at me portin e karikimit USB-C, sipas një raporti të ri nga Bloomberg nga pëshpëritësi i Apple, Mark Gurman, duke lënë kështu portin e karikimit Lightning.

Por telefonat me këtë lloj porti nuk mund t’i prisni në linjën e iPhone të këtij viti, pasi ndryshimi nuk do të ndodh deri në vitin 2023, afati më i hershëm, thotë Gurman.

Raportoi vjen pas postimeve të analistit të Apple, Ming-Chi Kuo këtë javë, duke treguar se Apple do të kalonte në USB-C në gjysmën e dytë të vitit 2023, që me sa duket do të jetë kur do të lansohet linja e iPhone për atë vit.

Ndërrimi do të ishte i madh, megjithëse nuk është një surprizë e plotë. Apple tashmë ka zhvendosur iPad Pro, iPad Air dhe iPad Mini në USB-C.

BE-ja zbuloi një propozim në shtator ku do të kërkonte që shumë pajisje, përfshirë telefonat inteligjentë, të përfshinin porte USB-C – Gurman thotë se ky legjislacion ishte “një arsye kryesore” për lëvizjen e Apple për të shqyrtuar ndryshimin.

Thashethemet kanë qarkulluar gjithashtu për Apple që po punon për zhvillimin e një iPhone-i pa port. /Telegrafi/

REKLAMËspot_imgspot_img

ARTIKULL I SPONSORIZUAR

PUBLIKUAR SË FUNDMI
spot_img
NGJARJE TË TJERA
REKLAMËspot_img