14.3 C
Pristina
Monday

Apple prezanton iPhone 13 Pro dhe Pro Max, kanë ekran 120Hz

Që të dy këta iPhone do të jenë të disponueshme për t’u blerë të premten, me 24 shtator 2021.

Marrë nga:The Verge

Apple tashmë ka publikuar gjeneratën e re të iPhone 13: iPhone 13 Pro dhe 13 Pro Max.

Kjo gjeneratë e iPhone ka çipin e ri A15 Bionik, tri kamera krejtësisht të reja, dhe ekran më të përparuar me 120Hz ProMotion i cili po ashtu është edhe më i ndritshëm për 1,000 nits.

Çmimi i një iPhone 13 Pro në Evropë fillon nga 1,149 euro, gjersa iPhone 13 Pro Max ka çmim fillestar prej 1,249 euro.

Që të dy këta iPhone do të jenë të disponueshme për t’u blerë të premten, me 24 shtator 2021.

Madhësia e ekraneve OLED të të dy telefonave vazhdon të mbetet e njëjtë sikurse e gjeneratës së viti të kaluar por me një “notch” pakëz më të vogël që i japin më shumë hapësirë njoftimeve në shirin e njoftimeve të iOS.

Sipas Apple, këta iPhone kanë një sistem krejtësisht të ri të kamerës.”Ultrawide” tani ofron fotografi edhe më të mira në errësirë, dhe sistemi “telephoto” tani ka zmadhim 3X, dhe në modalitetin optik të zmadhimit shkon deri në 6X në të tri kamerat.

Për dallim nga iPhone 12 Pro Max, tani që të tri kamerat e gjeneratës së re të iPhone arrijnë të shkrepin foto në modalitetin e natës “night mode”, dhe tashmë ka një modalitet të ri “Macro mode” që lejon fotografimin e subjekteve në vetëm 2 centimetra largësi./ATV/

REKLAMËspot_img

ARTIKULL I SPONSORIZUAR

PUBLIKUAR SË FUNDMI
spot_img
NGJARJE TË TJERA
REKLAMËspot_img