14.3 C
Pristina
Monday

Apple do t’i lëshojë versionet iOS 15 dhe iPadOS 15 më 20 shtator

Përditësimet vijnë së shpejti

Marrë nga:The Verge

Apple ka bërë të ditur se versionin e ri të iOS 15 për iPhone dhe atë iPadOS 15 për iPad do t’i lëshojë më 20 shtator 2021. Kompania e kishte prezantuar këtë përditësim në WWDC 2021 qysh në qershor dhe gjatë verës ofroi edhe versionet beta.

Që të dy versionet, ai iOS dhe ai iPadOS kanë marrë një sërë veçorish të reja.

Vëmendje merr dizajni i ri i njoftimeve, modaliteti i fokusimit i cili iu lejon të përzgjidhni se çfarë lloj njoftimesh të merrni e çfarë jo, përmirësime në FaceTime e cila tashmë për herë të parë ua lejon edhe përdoruesve të Android-it apo Windows-it që të kyçen në thirrje, plus kemi edhe dizajnin e ri të shfletuesit, Safari.

Në iPad, versioni i ri iPadOS sjellë plot veçori që i ka pasur iOS 14 siç janë “App Library” dhe “widgets” të madhësive të ndryshme dhe shumë të mira të tjera që Apple i ka vendosur në iOS 15.

Si pjesë e përditësimeve, tashmë Apple ua lejon të bëni “multitasking” me menynë e re për ndarjen e ekraneve.

Disa nga veçoritë do të vonohen për t’u lëshuar, kjo sepse Apple ka bërë të ditur që SharePlay është planifikuar për më vonë në vjeshtë./ATV/

REKLAMËspot_img

ARTIKULL I SPONSORIZUAR

PUBLIKUAR SË FUNDMI
spot_img
NGJARJE TË TJERA
REKLAMËspot_img