17.5 C
Republic of Kosovo
Friday, March 31, 2023

Takimi Kurti – Vuçiç, në vilën e Josip Broz Titos

Kompleksi i vilave në Ohër që mori vëmendje për shkak të takimeve të 18 marsit, që po zhvillohen në kuadër të dialogut, ka një histori specifike.

Në vendin ku kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, u takuan sy me sy gjatë ditës, dikur ka qëndruar kohë pas kohe një nga personalitet më të rëndësishme të ish Jugosllavisë, kryetar i atëhershëm.

E pozicionuar në një shkëmb afër liqenit të Ohrit, Vila Biljana ishte një nga rezidencat zyrtare të Kryetarit të ish Jugosllavisë Josip Broz Tito.

Ndonëse nuk ka shumë informacione për historinë e kësaj godine, dihet se Josip Broz Tito, ka kaluar mjaftë kohë në këtë kompleks gjatë vitit 1967.

Vila është ndërtuar me gur, dhe ka një stil arkitekturor maqedonas.

Sot, vila është në pronësi të qeverisë dhe Presidentit të Maqedonisë, dhe përdorët për të pritur mysafirë e përfaqësues të lartë diplomatikë.

Në ketë kompleks të vilave përgjatë viteve kanë qëndruar shumë udhëheqës ndërkombëtar, si Ban Ki-moon, ish-presidenti i Serbisë, Slobodan Millosheviç, ministri i jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov, e shumë të tjerë. Villa ku u zhvillua takimi i sotëm në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi, ishte një nga disa villat që kishte Tito nëpër ish-Jugosllavi. /atvlive.tv

publikuar së fundi
LAJME TË TJERA