Rrëfime të padëgjuara më parë, sakrifica që ia vlejtën, personazhe të cilave shoqëria nuk u dha vlerë e nuk i përkrahu, vende të pavizituara prej kohësh, tradita të harruara shqiptare, si dhe njohje dhe miqësi të reja do të zënë vend në emisionin e pasdites në ATV.
Bisedat e muzika live në studio do ta plotësojnë 90-minutëshin e këtij formati.