14.3 C
Pristina
Monday

ZYRTARE: Varane transferohet në Manchester United

Edhe zyrtarisht, Raphaele Varane është lojtar i Manchester United.

Pas Sergio Ramos, nga Real Madridi është larguar edhe Raphael Varane, çka do të thotë që dyshja e mbrojtjes që ka qenë standarde në Madrid për shumë sezone, largohen në të njëjtën merkato.

Qendërmbrojtësi francez është zyrtarizuar si afrimi më i ri i Manchester United të cilët kanë shpenzuar rreth 50 milionë euro për 28 vjeçarin që kishte edhe një vit kontratë me Los Blancos.
Varane u largua nga Reali pas 10 vitesh me 4 trofe të Championsit, 3 të La Ligas dhe 1 të Kupës së Mbretit.

Përndryshe Manchester United përveç Varanës në këtë afat kalimtar ka transferuar edhe super talentin anglez Jadon Sancho nga Borussia Dortmund.

REKLAMËspot_img

ARTIKULL I SPONSORIZUAR

PUBLIKUAR SË FUNDMI
spot_img
NGJARJE TË TJERA
REKLAMËspot_img