20.7 C
Pristina
Tuesday
spot_img

Zyrtare: Malisheva nënshkruan me Xhevdet Shabanin

Skuadra e Malishevës ka bërë goditjen më të madhe të këtij afati kalimtar të janarit.

Malishevasit kanë arritur marrëveshje me një nga futbollistët më të mirë viteve të fundit në futbollin kosovar.

Bëhet fjalë për Xhevdet Shabanin, i cili do të jetë lojtari më i ri i këtij ekipi në pjesën e mbetur të kampionatit.

Lajmin për kalimin e tij e ka bërë të ditur klubi nga Malisheva të cilët janë shprehur tejet të lumtur me këtë transfer.

Tutje, Shabani gjatë verës erdhi me bujë të madhe tek Prishtina nga Drita, por që ishte një dështim total tek kjo skuadër, duke mos arritur t’i tregojë vlerat e tij që i kishte ndër vite.

Kulmin e karrierës e kishte tek skuadra e Dritës, derisa ishte pjesë edhe e Feronikelit, Teutës së Durrësit, Ferizajt e Lepencit.

Kjo nuk është prurja e vetme e skuadrës së Arsim Thaqit, pasi ditë më parë sollën Labinot Ibrahimin e Fidan Gërbeshin nga Arbëria.

spot_imgspot_img

ARTIKULL I SPONSORIZUAR

PUBLIKUAR SË FUNDMI
spot_img
NGJARJE TË TJERA
spot_img