14.3 C
Pristina
Monday

Werner e merr vendimin përfundimtar, ja ku do të luaj sezonin tjetër gjermani

Sulmuesi gjerman nuk dëshiron të largohet nga “Stamford Bridge”.

Timo Werner nuk është duke e konsideruar largimin nga Chelsea, dhe Bayern Munih nuk ka shprehur interesim për marrëveshje të re, raporton “Sport1”.

Është spekuluar që pas një sezoni në “Stamford Bridge”, Werner do të largohet nga Anglia dhe do të rikthehet në Bundesligën gjermane, por si duket këto spekulime nuk janë të vërteta.

Që nga transferimi te Chelsea në korrik 2020, Werner ka bërë 52 paraqitje në të gjitha garat duke regjistruar 12 gola dhe 15 asistime për skuadrën londineze.

Vlera e tij momentale në marketin e transferimeve thuhet se e kap shifrën e afro 65 milionë eurove.

REKLAMËspot_img

ARTIKULL I SPONSORIZUAR

PUBLIKUAR SË FUNDMI
spot_img
NGJARJE TË TJERA
REKLAMËspot_img