Uta Ibrahimi, alpinistja që ngjet majat e botës

spot_img

Njihet me epitetin si “zana e malit”. Pasioni i saj për natyrën dhe eksplorimin, u kthye në dashuri të pakusht. Ajo la karrierën, jetën e përditshme, familjen dhe shtëpinë, për t’iu përkushtuar maleve, ajrit të freskët dhe pikave më të larta në botë.

Është kjo Uta Ibrahimi, një emër tashmë që ka arritur të bëj kthesë dhe historinë e popullit shqiptar, duke vendosur flamurin e shtetit të Kosovës aty ku s’prek as këmbë njeriu.

Storja e saj e suksesit dhe dashuria për malet, nis qysh kur ajo vendosi ta lë fushën e marketingut, ku i kaloi 12 përkushtim. Ku më pas do ta zbulonte kënaqësinë e të qenurit në natyrë.

Në fillim nisi ta praktikonte ecjen malore dy hërë në muaj, më pas katër, e dikur filloi të mos kthehej në shtëpi nga 2 deri në 3 javë duke udhëtuar me biçikletën e saj nëpër malet e rajonit.

Kënaqësia e malit iu shëndrrua në jetë e përditshmëri. Kështu Uta krijoi klubin e saj dhe filloi organizimin e udhëtimeve dhe ecjeve të ndryshme malore në zona të rajonit duke u bërë kështu edhe ndër vajzat e pakëta në trojet shqiptare që pasionin për male e shëndrruan në punë. Malet janë bërë jeta dhe dashuria e saj.

Lista e maleve në të cilat Ibrahimi u ngjit – dhe e asaj çfarë ajo ka bërë atje – duket si një enciklopedi e majeve më ikonike në Evropë.

Në dhjetor të vitit 2016, Ibrahimi e la Evropën pas dhe vendosi që ta sfidonte vetën në Himalaje, rajon ky që shtrihet në pesë shtete (Bhutan, Indi, Nepal, Kinë dhe Pakistan) dhe ngërthen në vete disa prej majeve më të larta në botë – përfshirë edhe më të lartën –  malin Everest (8,848m).

Gjatë një udhëtimi katër javësh në Nepal, si pjesë e projektit “Gratë Shqiptare në Himalaje” që u organizua nga Shoqata Alpino-Turistike “Dajti”, Ibrahimi dhe udhërrëfyesi i saj nepalez Tendi Sherpa kaluan maje shumë më të larta se që është mësuar Uta: majën Yalung (5,700m), majën Nurbu (5,800m) dhe majën Ramdung (5,925m).

Synimi i këtij udhëtimi ishte që të përmirësohet adaptimi i saj me kushtet malore dhe lartësinë mbidetare. Në fazat e ardhshme të projektit – që do të zgjas një vit e gjysmë – ajo do të kthehet në Himalaje për t’u ngjitur në shumë maje të tjera.

Por, Uta Ibrahimi, flutura apo zana e malit, femra e fuqishme që s’i trembej syri, e as këmba e saj, edhe në malet më të thepisura, do ta ndalonte hapin, pikërisht në ngjitjen në Majen Dhaulagiri, pas ngjitjes dhe suksesit në Majen Anapurna.

Vdekja e babait të saj, siç e quante ajo me plot përkedheli dhe dashuri “Bibi”, do ta zbriste në tokë, dhe do ta bënte të kthehej në Kosovë, për t’ia dhënë lamtumirën e fundit.

Ndiqeni materialin në linkun më poshtë:

 

 

 

DUHET TË LEXONI

spot_img