14.3 C
Pristina
Monday

UEFA e shpall ekipin e Euro 2020

UEFA e ka shpallur ekipin më të mirë të Euro 2020, në të cilën i ka përfshirë pesë lojtarë të ekipit fitues, Italisë.

Ekipi i Turneut i UEFA EURO 2020 u zgjodh nga ekipi i vëzhguesve teknik të UEFA-s dhe u publikuar të martën paradite.

Pjesë e këtij ekipi janë pesë lojtarë të fituesit të Euro 2020, Italisë, portieri Gianluigi Donnarumma, Leonardo Bonucci, Leonardo Spinazzola, Jorginho dhe Federico Chiesa.

Ndërkohë, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, të cilët e patën një turne mbresëlënës duke e dërguar Zvicrën në çerekfinale të një turneu të madh për herë të parë, nuk ia dolën të ishin pjesë e ekipit më të mirë.

Finalisti Anglia përfaqësohet me tre futbollistë, mbrojtësit Kyle Walker dhe Harry Maguire dhe sulmuesin Raheem Sterling.

Ekipi kompletohet nga Pierre-Emile Hojbjerg i Danimarkës, Pedri i Spanjës dhe Romelu Lukaku i Belgjikës.

 

REKLAMËspot_img

ARTIKULL I SPONSORIZUAR

PUBLIKUAR SË FUNDMI
spot_img
NGJARJE TË TJERA
REKLAMËspot_img