9.4 C
Pristina
Sunday

Tifozët në Katar s’do të kenë mundësi t’i shohin ndeshjet në televizor

Tifozët e futbollit që kanë paguar shuma të mëdha për dhoma hoteli, apartamente dhe vila për Kupën e Botës në Katar, s’do mund t’i shikojnë ndeshjet përmes televizorit.

Tifozët e futbollit që kanë paguar shuma të mëdha për dhoma hoteli, apartamente dhe vila për Kupën e Botës në Katar, s’do mund t’i shikojnë ndeshjet përmes televizorit.

Sipas Dailymail, një numër i madh i hoteleve në Doha kanë vendosur të mos i transmetojnë ndeshjet, pasi u është thënë se do t’i paguajnë transmetuesit Bein Sport rreth 24 mijë funta, për çdo restorantë apo bar që i shfaq ato.

Kostoja e bërjes së lojërave të disponueshme në dhoma mbetet e paqartë, megjithëse hotelierët i përshkruajnë këto tarifa si të papërshtatshme, gjithashtu, pa tarifë fikse për objekt. Kostot mendohet se prekin edhe pronarët e vilave dhe apartamenteve me qira, shkruan Dailymail, transmeton Klankosova.tv.

Dhomat e hoteleve janë përtej buxhetit të shumë fansave që udhëtojnë në Doha, ku edhe kabinat rudimentare metalike do të kushtojnë një minimum prej 176 funteve për natë.

Por fansat që kanë paguar 400 funte për natë do të jenë të tmerruar kur nuk do të gjejnë transmetime në dhomë dhe asnjë lojë të shfaqur në restorante dhe bare.

The Mail on Sunday gjithashtu kupton se shteti i Katarit po shqyrton seriozisht lejimin e 60 hoteleve të licencuar të vendit që të shërbejnë alkool për 17 orë në ditë gjatë Kupës së Botës – nga ora 10 e mëngjesit në 3 të mëngjesit.

spot_imgspot_img

LAJME TË TJERA

PUBLIKUAR SË FUNDMI
NGJARJE TË TJERA