9.4 C
Pristina
Sunday

​Shkarkimi i Xavit dhe rikthimi i Messit, fleo Joao Laporta

Presidenti i Barcelonës Joao Laporta ka folur për situatën e krijuar te Barcelona nën drejtimin e trajneri Xavi Hernandez i cili është duke i kritikuar ashpër, sidomos pas eliminimit që në fazën e grupeve nga Liga e Kampionëve.

Presidenti i Barcelonës Joao Laporta ka folur për situatën e krijuar te Barcelona nën drejtimin e trajneri Xavi Hernandez i cili është duke i kritikuar ashpër, sidomos pas eliminimit që në fazën e grupeve nga Liga e Kampionëve.

Përkundër kësaj, Laporta ka deklaruar se për asnjë moment nuk e ka menduar shkarkimin e spanjollit dhe se ka besim të plotë në punën e tij.

“Kurrë nuk e kam menduar shkarkimin e Xavit, madje për asnjë moment. Jemi krenar me atë dhe i besojmë 100 përqind. Ai është njeriu i Barçës, e njeh klubin, e di momentin në të cilin ndodhemi.”, tha Laporta.

I pari i Barcelonës më pas foli edhe për mundësin e rikthimit të Lionel Messit për të cilin tha se ai e di se Barcelona është dhe do të jetë gjithmonë shtëpia e tij.

“Messi e di që Barcelona është dhe do të jetë gjithmonë shtëpia e tij.”, tha shkurtimisht Laporta.

Presidenti i katalanasve gjithashtu foli edhe për përforcimet që mund të bëhen në afatin kalimtar të janarit.

“Si gjithmonë ne jemi duke menduar që ta përforcojmë skuadrën, por nuk është e lehtë të gjejmë lojtarë të mirë në janar. Ne do të kemi probleme me Fair Play Financiar dhe gjithashtu tashmë nuk jemi në Ligën e Kampionëve”, tha në fund Laporta.

spot_imgspot_img

LAJME TË TJERA

PUBLIKUAR SË FUNDMI
NGJARJE TË TJERA