15.2 C
Pristina
Tuesday

Sadiku e argjendtë në turneun ndërkombëtar “Balkan”

Sot u zhvilluan finalet e turneut ndërkombëtar “Balkan” në Sofia të Bullgarisë, ku në to garoi edhe boksierja kosovare, Donjeta Sadiku.

Sot u zhvilluan finalet e turneut ndërkombëtar “Balkan” në Sofia të Bullgarisë, ku në to garoi edhe boksierja kosovare, Donjeta Sadiku.

Në kuadër të finales së kategorisë deri në 60 kilogramë, Sadiku boksoi kundër anglezes, Shona Whitwell, nga e cila pësoi humbje, përcjell KosovaPress.

Pas tre raundeve të zjarrta, gjyqtaret vendosen që Whitwell është fituese nga ky meç me rezultat 2:1, kështu Donjeta Sadiku stoliset me medaljen e bronztë në këtë turne.

Trajnerja, Mariola Sallauka është e kënaqur me boksin dhe formën që tregoi Donjeta, dhe për Donjetën këto duele ishin te mirëseardhura para kampionatit Evropian qe mbahet në muajin tetor në Budva të Malit të Zi.

spot_imgspot_img

ARTIKULL I SPONSORIZUAR

PUBLIKUAR SË FUNDMI
NGJARJE TË TJERA
spot_img