20.6 C
Pristina
Thursday

Reagon ashpër kryetari i “Dardanëve”: Pajaziti e Berisha tradhtuan, janë të pabesë

Largimi nga Kombëtarja e Kosovës dhe ajo e grupmoshave U21 të Adrion Pajazitit dhe Medon Berishës ka ngjallur reagim të shumta.

Largimi nga Kombëtarja e Kosovës dhe ajo e grupmoshave U21 të Adrion Pajazitit dhe Medon Berishës ka ngjallur reagim të shumta.

Pajaziti i Fulhamit dhe Berisha i Lecces lanë Kosovën vetëm për t’iu bashkuar Kombëtares së Shqipërisë, përcjell KosovaPress.

Me këtë gjë nuk është aspak i kënaqur kryetari i “Dardanëve”, Lulzim Berisha, i cili cilësoi dy lojtarët në fjalë si tradhtarë dhe të pabesë të cilët tradhtuan shtetin e prindërve dhe paraardhësve të tyre.

”Adrion Pajaziti i Fulham U-21 dhe Medon Berisha i Lecce, tradhtuan Kosovën. Tradhtuan shtetin e prindërve dhe paraardhësve të tyre. Ata kanë qenë pjesë e projektit të Kosovës U-21, por tani i kuptojmë disi, sepse tradhtari lind, mashtron dhe asgjë nuk zgjedh për t’i shty përpara interesat e ngushta. Tradhtarët si këta shesin dhe shkelin në gjithçka. Prenë në besë. Tradhtojnë në fjalë. Janë njerëz të ligë. Nëpërkëmbin nder dhe besë. Këta janë të pabesë. Kosova nuk ua harron këto shfrytëzime të ulëta”, tha Berisha.

spot_imgspot_img

ARTIKULL I SPONSORIZUAR

PUBLIKUAR SË FUNDMI
NGJARJE TË TJERA
spot_img