18.1 C
Pristina
Saturday

Premier Liga publikon nominimet për lojtarin më të mirë të vitit

Tetë lojtarë janë nominuar për çmimin e më të mirit të këtij sezoni në Premier Ligë, ku listën e dominojnë futbollistë nga Liverpooli dhe Manchester City.

Tetë lojtarë janë nominuar për çmimin e më të mirit të këtij sezoni në Premier Ligë, ku listën e dominojnë futbollistë nga Liverpooli dhe Manchester City.

Tifozët do të kenë kohë deri të hënën në ora 18:00 për të votuar favoritin e tyre për sezonin 2021/22, përcjell KosovaPress.

Votat e publikut do të kombinohen me ato të 20 kapitenëve të klubit, dhe një panel ekspertësh futbolli për ta vendosur fituesin.

Ndërkaq, më poshtë mund të gjeni lojtarët e nominuar dhe statistikat e tyre këtë sezon me skuadrat e tyre.

Jarrod Bowen (West Ham United) – 34 ndeshje, 15 fitore, 7 barazime dhe 12 humbje, 10 gola dhe 10 asistime

Joao Cancelo (Manchester City) – 34 ndeshje, 26 fitore, 5 barazime, 3 humbje, 1 gol dhe 7 asistime

Kevin De Bruyne (Manchester City) – 28 ndeshje, 20 fitore, 5 barazime, 3 humbje, 15 gola dhe 7 asistime

Bukayo Saka (Arsenal) – 36 ndeshje, 21 fitore, 3 barazime, 12 humbje, 11 gola dhe 6 asistime

Mohamed Salah (Liverpool) – 33 ndeshje, 24 fitore, 8 barazime, 2 humbje, 22 gola dhe 13 asistime

Heung-Min Son (Tottenham) – 33 ndeshje, 19 fitore, 5 barazime, 9 humbje, 21 gola dhe 7 asistime

James Ward-Prowse (Southampton) – 34 ndeshje, 8 fitore, 12 barazime, 14 humbje, 9 gola dhe 5 asistime

Trent Alexander-Arnold (Liverpool) – 31 ndeshje, 22 fitore, 7 barazime, 2 humbje, 2 gola dhe 12 asistime

REKLAMËspot_imgspot_img

ARTIKULL I SPONSORIZUAR

PUBLIKUAR SË FUNDMI
spot_img
NGJARJE TË TJERA
REKLAMËspot_img